Sport

Nesta: Bonucci ka shumë përgjegjësi në Milan

Descriptive Text

Legjenda e AC Milanit, Alessandro Nesta mendon se Bonucci është i ngarkuar me shumë përgjegjësi tek ‘Rossonerët’.

Mbrojtësi italian verën e kaluar iu bashkua Milanit nga Juventusi. Bonucci shpeshherë ka qenë cak i kritikave për formën e tij jo të mirë tek milanistët, transmeton KosovaPress.

“Vendimi për të kaluar nga Juventusi në Milan ishte i guximshëm, por ai është i ngarkuar me shumë përgjegjësi”, ka thënë Nesta.