Sport

PSG-ja insiston se Neymar nuk do të largohet

Descriptive Text

Paris Saint-Germain insiston se nuk ka gjasa që sulmuesi brazilian Neymar t'i bashkohet Real Madridit në verë.

Në mediume ishte raportuar se Neymar nuk është i lumtur me jetën te Parisi dhe ishte thënë se ai do t'i bashkohet Real Madridit në verë, ndërsa është përmendur se portugezi Cristiano Ronaldo do të përdoret për shkëmbim, transmeton “Koha Ditore”. Mirëpo, presidenti i Parisit, Nasser Al-Khelaifi, ka bërë të qartë se Neymar do të qëndrojë.

“Shikoni se sa i lumtur është në fushë”, ka thënë Al-Khelaifi pas fitores 4:0 që Parisi e shënoi të shtunën ndaj Montpellierit. “Ai është shumë i lumtur. Unë flas me të dhe familjen e tij, dhe ata janë në Paris. Nuk ka gjasa që ai të largohet në fund të këtij stinori. Kjo është 2.000 për qind e sigurt”.

Ndërkohë Edinson Cavani të shtunën është bërë golashënuesi më i mirë në histori të PSG-së, duke thyer rekordin e Zlatan Ibrahimoviqit. Ai ka realizuar golin e 157-të me fanellën e Parisit në ndeshjen ndaj Montpellierit. Ibra ka realizuar për Parisin 156 gola.