Sport

Abrashi me Freiburgun barazojnë me Dortmundin

Mesfushori Amir Abrashi ka luajtur gjatë tërë takimit te Freiburgu që në fund të takimit humbi mundësinë për t'i fituar pikët e plota.

Skuadra e Dortmundit në minutën e 93-të barazoi rezultatin në 2:2, rezultat me të cilin edhe u mbyll takimi i javës së 20-të i Bundesligës gjermane, shkruan “Koha Ditore”.

Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën. Të shtunën një pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë e fitoi skuadra e Hamburgut, ku aktivizohet Mërgim Mavraj. Hamburgu barazoi 1:1 me Leipzigun. Mavraj ishte në stol.