Ndonëse në seri prej shtatë fitoreve rresht, prej të cilave tri në stinorin pranveror të IP Superligës së Kosovës në basketboll, Trepça ende nuk po e luan lojën që e synon trajneri Ilir Selmani, sidomos në fazën e sulmit.
Pas një stinori shumë të vështirë në vjeshtë, “xehetarët” kanë marrë veten dhe po i afrohen pozitës që ua siguron plejofin, shkruan sot “Koha Ditore”. Të shtunën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë para plot 2000 shikuesve Trepça fitoi ndaj Golden Eagle Yllit me rezultatin 67:56, në derbin e javës së 17-të të IP Superligës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrepça më herët këtë muaj ka fituar ndaj Kerasan Prishtinës e Pejës, ndërsa në dhjetor fitoi ndaj Bashkimit, Rahovecit e Boreas. Seria e fitoreve rritet në shtatë, me një të shënuar në garat për Kupë.
Trepça është e pesta me 25 pikë, një më pak se Rahoveci dhe dy më pak se Ylli që renditet i treti. Sigal Prishtina ka fituar të gjitha 17 ndeshjet dhe prin me 34 pikë, ndërsa Bashkimi është i dyti me 29 pikë. Në tri pozitat e fundit janë Peja me 22 pikë, Kerasan Prishtina me 21 dhe Borea me 20. Këto tri skuadra pritet të luftojnë deri në fund për të shmangur rënien nga elita. Ndërkohë pritet luftë e ashpër edhe për plejof po ashtu... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)