Alexis Sanchez gjithnjë e më afër largimit drejtë Serie A

Alexis Sanchez gjithnjë e më afër largimit drejtë Serie A

17 shkurt 2017 15:17

Alexis Sanchez është gjithnjë e më afër largimit nga Arsenali dhe i hap derën skuadrave të Serisë A, Juventusit e Interit.

Kiliani ka shprehur haptazi frustrimin që nuk po arrin suksese me skuadrën e tij, dhe së fundmi është pakënaqësia e madhe e humbjes nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve, 5:1, transmeton koha.net.

Mediet angleze kanë shkruar të premtën se Sanchez i ka thënë zyrtarëve të klubit se dëshiron të largohet në fund të këtij edicioni. Kontrata e tij përfundon në qershor të vitit 2018-të, derisa Juventusi së bashku me Interin, janë favoritët kryesor për sigurimin e shërbimeve të tij gjatë verës. Këtë sezon, sulmuesi kilian ka shënuar 20 gola dhe 16 asistime në vetëm 33 ndeshje me Arsenalin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme