Sport

Arsenali i bindur në transferimin e Aubameyangut

Arsenali raportohet se ka besim të madh që do ta transferojë yllin e Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubayemang.

Dortmundi është i hapur ta shesë sulmuesin nga Gaboni me çmim prej 60 milionë funtesh. “Topçinjve” u ishin refuzuar dy oferta për 28-vjeçarin, që është i vendosur të kalojë në Londër.

Gjithsesi, The Mirror shkruan se Arsenali është i bindur që do ta transferojë lojtarin dhe ka marrëveshje me të.