Milani mposht Lazion për të shtuar shanset për Evropë

Milani mposht Lazion për të shtuar shanset për Evropë

28 janar 2018 19:56

Milani ka fituar 2 me 1 ndaj Lazios në kuadër të xhiros së 22-të për t’ju afruar gjashtë pozitave të para të tabelës së Serisë A, pozita që çojnë në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Patrick Cutrone dhe Giacomo Bonaventura shënuan për Milanin, ndërsa Adam Marusic shënoi golin e vetëm për romakët.

Në tabelë, Milani ka 34 pikë në pozitën e shtatë, aq sa ka edhe Sampdoria në pozitën e gjashtë. Lazio është e treta me 46 pikë, 11 më pak se lideri Napoli dhe dhjetë më pak se Juve që është e dyta.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme