Sport

Paul Pogba më shumë shtylla se gola

Bartja e peshës si futbollisti më i shtrenjtë në botë nuk është e lehtë për Paul Pogban, por edhe fati nuk është në anën e tij.

Francezi e ka nisur sezonin me kritika që kur u rikthye në Manchester United, për shkak se nuk ka qenë i efektshëm në realizimin e golave.

Por, Pogba i cili ka shënuar vetëm shtatë gola në të gjitha garat me Unitedin, mban një rekord në Premierligë, si njeriu që e ka goditur shtyllën 8 herë, më shumë se çdo lojtar tjetër i ligës.

Shtylla e fundit që ai e goditi ishte ajo përballë Saint Etienneit në Ligën e Evropës. Nga 113 gjuajtjet e Pogbas në total, vetëm 37 prej tyre kanë përfunduar në portë.