Sport

Napoli nuk e lëshon pozitën e parë

Napoli ka mposhtur Bolognan në xhiron e 22-të të Serisë A, për t’u kthyer sërish në pozitën e parë të tabelës.

Napolitanët triumfuan 3 me 1. Rodrigo Palacio shënoi i pari në ndeshje për t’i dhënë epërsinë Bolognas qysh në minutën e parë.

Por një autogol i Ibrahima Mbayes dhe një gol i Dries Mertensit kthyen vendasit qysh në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Mertens shënoi edhe njëherë për fitoren e 18-të të liderit.

Napoli tani ka 57 pikë në krye, vetëm një më shumë se Juventusi që e ndjek pas.