Allegri jo i lumtur me Juven Foto: Reuters

Allegri jo i lumtur me Juven

28 janar 2018 09:43

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk është ndarë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij ndaj Chievos, përkundër që fitoi 0-2.

Juve arkëtoi pikët e plota por e arriti me shumë vështirësi përkundër që kundërshtari mbeti me dy lojtarë më pak në fushë, transmeton Koha.net. Allegri thotë se ekipi i tij duhet të përmirsohet e të mos jetë i parashikueshëm.

“Kishim vështirësi të gjenim hapësira në pjesën e parë dhe gjithashtu do të duhej të rritnim tempon e lojës, por kishim pasime të ngadalshme që e lejonte Chievon të rikthehej në pozicion. Kjo ndeshje është dëshmi se rezultati duhet të fitohet në fushë, s’ka rëndësi kundër kujt luani ose kundër sa lojtarëve, pasi ishte ai incidenti kur ishim keq të pozicionuar, pa balancë dhe Szczesny bëri mirë që ruajti vijën e tij. Duhet të përmirësohemi shumë sa i përket tempos së lojës, duhet mësuar kur të ngadalësojmë dhe kur ta rrisim, përndryshe do të jemi shumë të parashikueshëm”, është shprehur Allegri, raporton Football Italia.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme