Sport

Juventusi merr kreun

Descriptive Text

Juventusi ka shënuar fitore shumë të vështirë në udhëtim te Chievo, e cila e vendos në krye të tabelës së klasifikimit në Serie A.

Kampioni italian fitoi këtë takim me rezultat 0-2, përderisa Chievo mbeti pa dy lojtar në fushë, raporton Koha.net.

Bastien u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 37, përderisa me karton direkt të kuq u ndëshkua Cacciatore në minutën e 62.

Juve arriti të shënojë golin e parë në minutën e 67 përmes gjermanit Sami Khedira. Përderisa golin e dytë e shënoi Higuain në minutën e 88.

Në krye të tabelës Juventusi tani ka 56 pikë, përderisa Chievo në vendin e 13 ka 22 pikë.