Sport

Rashica synimi kryesor i klubit gjerman

Milot Rashica mund ta vazhdojë karrierën e tij në Bundesligë.

Ylli i Vitesses është synimi kryesor i klubit gjerman, Stuttgart, raportojnë mediat gjermane.

Sipas raportimeve thuhet se krerët e klubit gjerman duan të përforcojnë repartin ofansiv me një mesfushor sulmues, dhe 21 vjeçari nga Kosova është synimi kryesor, transmeton Koha.net.

Por, përveç Stuttgartit raportohet se edhe klubi tjetër Hannover 96 është i interesuar për shërbimet e tij.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se Rashica mund të shitet për rreth 5 milionë euro, përderisa ka kontratë me klubin holandez deri më 2020.

Ditë më parë De Gelderlander kishte raportuar se Vitesse për shërbimet e tij kërkon 10 milionë euro.