Juventusi kërkon Carrascon

Juventusi kërkon Carrascon

27 janar 2018 17:51

Kampioni italian, Juventus është vënë pas shërbimeve të yllit të Atletico Madridit, Yannick Carrasco, raportojnë mediat italiane.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se “Zonja e Vjetër” e ka pyetur klubin spanjoll për mundësinë e transferimit të Carrascos, i cili shihet si zëvendësues i të lënduarit Cuadrado, transmeton Koha.net.

24 vjeçari belg kërkohet po ashtu edhe nga Napoli. Ai në këtë sezon ka shënuar katër gola dhe ka bërë pesë asistime në 25 paraqitje për Atleticon.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme