Dortmundi vazhdon të ketë formë të dobët në ligë.
Verdhezinjtë morën vetëm një pikë në shtëpi ndaj Freiburgut, duke barazuar me rezultat prej 2-2, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKagawa kaloi Dortmundin në epërsi në minutën e 9, por mysafirët barazuan shifrat në minutën e 21 përmes Petersenit.
Ishte i njëjti futbollist që kaloi Freiburgun në epërsi në minutën e 68, megjithatë goli i minutës së 90+3 nga Toljan i siguroi një pikë Dortmundit.
Dortmundi mban vendin e tretë me 31 pikë, përderisa Freiburgu në vendin e 12 ka 24 pikë.