Sport

Wenger mbetet, apo largohet nga Arsenali?

Descriptive Text

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka vënë në dyshim të ardhmen e tij. Është e sigurt që zejen e trajnerit francezi do ta vazhdojë, por 67-vjeçari nuk e di se a do të largohet në fund të edicionit, apo do të mbetet te skuadra që i qëndroi besnik për më shumë se dy dekada, raporton KTV.

“Çfarëdo që të ndodh, do të udhëheq skuadër sezonin tjetër. A do të jetë këtu apo diku tjetër? Kjo është më se e vërtetë. I urrej disfatat dhe e urrej të humb ndeshje. Dëshiroj të bëj mirë me këtë klub”, deklaroi tekniku francez.

Kontrata e Wengerit përfundon në fund të këtij edicioni dhe ende nuk ka asgjë të re në këtë drejtim, derisa spekulimet për largimin e tij janë rritur pas humbjes së thellë në Ligën e Kampionëve në mesjavë nga Bayerni.

Në 21 vjet me Arsenalin, ish trajneri i Monacos, Wenger, ka fituar tri tituj të Premierligës, gjashtë Kupa FA dhe 6 Kupa Community Shield.