Sport

Washington Wizards mposhtë Indiana Pacers me rezultat 111:98

Descriptive Text

Washington Wizards ka mposhtur në udhëtim Indiana Pacers me rezultat 111:98, raporton KTV.
“Magjistarët” ishin më të mirë gjatë gjithë takimit duke mos rrezikuar asnjëherë fitoren në këtë takim, që është e 34-ta këtë sezon, duke mbyllur top treshen e konferencës së lindjes.
Më i efektshmi te Washingtoni, ishte Otto Porter Jr me 25 pikë, i përkrahur nga John Wall që shtoi 20 pikë e 12 asistime.