Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jupa më i miri për herë të katërt, Kameri për herë të parë

Pivoti i klubit të hendbollit Besa FamGas, Kastriot Jupa është shpallur për të katërtën herë rresht hendbollisti më i mirë në Kosovë.

Epitetin e më të mirit për vitin 2017, Jupa e mori të mërkurën në ceremoninë e organizuar nga Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ngjitjen në skenë për ta marrë shpërblimin si më e mira e vitit e shijoi edhe hendbollistja e Istogut, Elma Kameri. Kameri që luan në pozitën e bekut të majtë, epitetin e më të mirës e fitoi për herë të parë.

Jupa me Besën ka vite që dominojnë në hendbollin kosovar. Me Besën doli kampion dhe arriti ta fitojë Kupën e Kosovës më 2017. Edhe këtë edicion Jupa është më i dalluari te Besa. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).