Sport

Leganes eliminon Realin nga Kupa

Descriptive Text

Leganes ka “gjunjëzuar” Real Madridin në Santiago Bernabeu duke e eliminuar nga Kupa e Mbretit.

Los Blancos, që kishin fituar ndeshjen e parë 1-0, takimin e sotëm e humbën 1 me 2, raporton Koha.net.

Eraso kaloi mysafirët në epërsi në mintuën e 31.

Reali i barazoi shifrat përmes Karim Benzemas në minutën e 47 pas asistimit nga Lucasi.

Por, mysafirët arritën të shënojnë edhe njëherë përmes Gabrielit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës.