Feronikeli–Llapi dhe Besa-Drita ndeshjet kryesore në Kupën e Kosovës

Feronikeli–Llapi dhe Besa-Drita ndeshjet kryesore në Kupën e Kosovës

17 shkurt 2017 14:53

Rikthehet futbolli me Kupën e Kosovës në 1/8 e finales, me përballjet që do të zhvillohen në fundjavë, pas një pushimi të gjatë dimëror, raporton KTV.

Kampioni i Kosovës në ligë, Feronikeli, do të përballet me Llapin. Për Niklin mund të thuhet se nuk e nisi mirë sezonin vjeshtor, por e njëjta nuk vlen për llapjanët, të cilët gjysmësezonin e parë e përfunduan si nënkampion, me tri pikë më pak se lideri, Trepça ’89. Por me përforcimet e të dyja skuadrave, padyshim se pritet një lojë tejet interesante, transmeton koha.net.

Ndeshjet tjera që janë në program gjatë ditës së shtunë janë Ferizaj – Gjilani, Hajvalia - Trepça ’89, derisa Drenica e pret KEK-un.

Ndeshja kryesore e çerekfinaleve që zhvillohen të dielën është padyshim ajo ndërmjet Besës dhe Dritës. Të dyja skuadrat janë përforcuar shumë gjatë afatit kalimtar dimëror. Drita e kërkon shpëtimin e sezonit me një triumf të mundshëm në Kupë, pasi në Ligë pozicionohen në vendin e 10-të, me shtatë pikë më shumë se vendi i fundit.

Në takimet tjera, fituesja e Kupës vitin që shkoi, Prishtina, do të ketë punë paksa më të lehtë edhe pse luan në shtëpi të Vëllaznimit në Gjakovë, Liria e pret skuadrën Bashkimi Koretin, ndërsa kampioni i Ligës së Parë, Flamurtari, e pret Trepçën në kryeqytet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus
Të ngjashme