Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova mposht Azerbajxhanin

Ekip përfaqësues i Kosovës U19 ka mposhtur Azerbajxhanin në ndeshjen e parë në kuadër të përgatitjeve në Antalya për ndeshjet e rrethit elitë të Kampionatit Evropian

Kosova fitoi 1 me 0 me golin e vetëm të realizuar nga Leutrim Kryeziu në minutën e 72-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në pjesën e parë disi futbollistët tanë luajtën jo me seriozitetin e duhur, duke mos e marrë kundërshtarin për serioz, ndaj edhe pjesa e parë u mbyll me rezultat 0:0. Në pushim i analizuam dobësitë dhe pjesa e dytë ishte krejtësisht ndryshe dhe ekipi u angazhua maksimalisht dhe arritëm të shënojmë një gol, që ishte edhe i fitores. Futbollistët e Azerbajxhanit luajtën mjaft ashpër ndaj dhe kishim tri ndërrime të detyrueshme. Por provuam edhe disa futbollistë tjerë. Me gjithë tri mungesat nga përbërja kryesore mendoj se djemtë luajtën mirë”, ka theksuar Krasniqi.

Përfaqësuesja U-19 ndeshjen e radhës do ta zhvillojë të premten më 26 janar kundër Kazakistanit.