Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Federer në gjysmëfinale të Australian Open

Roger Federer ka kaluar më lehtë se që pritej ndaj Tomas Berdych për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Numri 2 në ATP listë, triumfoi 3:0 në sete, (7:6, 6:3 dhe 6:4) ndaj çekut të cilin nuk e la që asnjëherë t’ia rrezikonte fitoren.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në gjysmëfinale, tenisti zviceran do të takohet me befasinë e këtij turneu Hyeon Chung.

Koreani ka mundur në vetëm 2 orë e 34 minuta lojë amerikanin Tennys Sandgren 3:0 me sete (6:4 7:6 6:3). Sfida mes dy befasive të këtij turneu i ka buzëqeshur tenistit aziatik, që për herë të parë na karrierë renditet mes katër më të mirëve të një turneu madhor, si Grand Slami australian, transmeton kp.

Në konkurrencën e femrave, kualifikohen në gjysmëfinale dy pretendentet kryesore, Angelique Kerber dhe Simona Halep.

Tenistja gjermane kaloi me shumë lehtësi 2:0 më sete, 6:1 dhe 6:2, amerikanen Madison Keys në vetëm 52 minuta lojës, ndërsa Halep i tregoi forcën çekes Karolina Pliskova po ashtu 2:0 me sete, 6:3 dhe 6:2.