Klubi skocez kopjon Unitedin për prezantimin e lojtarit të ri

Klubi skocez kopjon Unitedin për prezantimin e lojtarit të ri

23 janar 2018 21:10

Klubi skocez Motherwell ka prezantuar transferimin e ri Pete, por forma e prezantimit të lojtarit ka marrë vëmendjen nëpër rrjetet sociale.

Një ditë më parë Manchester Unitedi zyrtarizoi Alexis Sanchezin me një video në të cilin kiliani shihej duke luajtur në piano. Në formë të njëjtë është prezantuar edhe Pete, por ky e thyen përtokë pianon e vogël.

“Zonja dhe zotërinj, ju lutem uluni. Po prezantojmë Peten. A po e bëjmë mirë, Manchester Unitedi?” ka shkruar klubi skocez në prezantimin e lojtarit të ri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme