Sport

Drita zyrtarizon përforcimin e parë

Amit Guluzade është përforcimi i parë i Dritës në këtë afat kalimtar.

Gjilanasit kanë zyrtarizuar transferimin e 25-vjeçarit nga Azerbajxhani derisa marrëveshja është nënshkruar në Selanik të Greqisë, kanë njoftuar “bardhekaltrit”.

Mesfushori së fundi ishte pjesë e skuadrës, Sebail në ligën elite të Azerbajxhanit.

Guluzade ka bërë karrierë edhe në Turqi, te Erciyesspori, në Portugali te Atletico e në Greqi te Larissa.

Futbollisti ka edhe tri paraqitje me përfaqësuesen e Azerbajxhanit, që të trija para 8 vjetësh.

Guluzade do t’i bashkohet skuadrës gjatë kësaj jave, në përgatitjet për sezonin pranveror.