Amit Guluzade është përforcimi i parë i Dritës në këtë afat kalimtar.
Gjilanasit kanë zyrtarizuar transferimin e 25-vjeçarit nga Azerbajxhani derisa marrëveshja është nënshkruar në Selanik të Greqisë, kanë njoftuar “bardhekaltrit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori së fundi ishte pjesë e skuadrës, Sebail në ligën elite të Azerbajxhanit.
Guluzade ka bërë karrierë edhe në Turqi, te Erciyesspori, në Portugali te Atletico e në Greqi te Larissa.
Futbollisti ka edhe tri paraqitje me përfaqësuesen e Azerbajxhanit, që të trija para 8 vjetësh.
Guluzade do t’i bashkohet skuadrës gjatë kësaj jave, në përgatitjet për sezonin pranveror.