Sport

Wenger konfirmon interesimin për Aubameyangun

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka konfirmuar interesimin për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Që nga fillimi i afatit kalimtar të janarit, Arsenali është përfolur se ka nisur bisedimet për transferimin e yllit nga Gaboni, ndërsa Wenger tani ka thënë se akoma nuk janë afër arritjes së një marrëveshjeje.

“Askush s’e di sa afër jeni, është transferim i mundshëm, por kemi gjëra tjera në mendje, kemi shumë opsione në pozita të ndryshme. Andaj vendimi përfundimtar s’është marrë. I sigurt apo jo, nuk e di. Nuk jemi afër marrëveshjes për Aubameyangun me Dortmundin, apo këdo tjetër”, ka thënë Wenger.

Siç raporton “DailyMail”, Dortmundi po mundohet t’i shtyjë sa më shumë negociatat pasi dëshiron të gjejë një zëvendësues për sulmuesin.