Juventusi vihet pas Wilsheret

Juventusi vihet pas Wilsheret

23 janar 2018 12:23

Kampioni i Italisë, Juventusi, ka shprehur interesim për mesfushorin anglez Jack Wilshere.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja italiane "Gazzetta dello Sport".

Wilshere 26-vjeçar ka refuzuar kontratën e re të Arsenalit, duke paralajmëruar largimin në fund të këtij edicioni, kur edhe do të mbetet lojtar i lirë.

Ekipi italian e sheh Wilsheren si përforcim të mirë për mesfushën dhe tashmë e ka kontaktuar, duke i ofruar kontratë katërvjeçare.

Wilshere është i lirë të negociojë me skuadra të tjera për të ardhmen, pasi nuk dëshiron të vazhdojë karrierën tek Arsenali.

Ai është produkt i akademisë së Arsenalit, kurse me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2008. Këtë edicion Wilshere ka shënuar dy gola dhe ka dhënë pesë asistime në 24 ndeshje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme