Kampioni i Italisë, Juventusi, ka shprehur interesim për mesfushorin anglez Jack Wilshere.
Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja italiane "Gazzetta dello Sport".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoWilshere 26-vjeçar ka refuzuar kontratën e re të Arsenalit, duke paralajmëruar largimin në fund të këtij edicioni, kur edhe do të mbetet lojtar i lirë.
Ekipi italian e sheh Wilsheren si përforcim të mirë për mesfushën dhe tashmë e ka kontaktuar, duke i ofruar kontratë katërvjeçare.
Wilshere është i lirë të negociojë me skuadra të tjera për të ardhmen, pasi nuk dëshiron të vazhdojë karrierën tek Arsenali.
Ai është produkt i akademisë së Arsenalit, kurse me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2008. Këtë edicion Wilshere ka shënuar dy gola dhe ka dhënë pesë asistime në 24 ndeshje.