Sport

Berishës nuk i bëjnë përshtypje kritikat

Sulmuesit Besart Berisha nuk i bëjnë përshtypje kritikat. Kështu ka thënë trajneri i Melbourne Victory, Kevin Muscat.

Trajneri Muscat thotë se Berisha ka karakter të fortë, shkruan Koha Ditore.

“Berisha nuk kthen kokën prapa për të dëgjuar kritikat, sepse ai nuk i dëgjon ato, por punon për të qenë i suksesshëm dhe për ta ndihmuar klubin”, ka thënë Muscat për "theworldgame.sbs.com.au".

Berisha 32-vjeçar pas kritikave që mori në dy javët e fundit për mosshënim të golave, fundjavën e shkuar shënoi një gol dhe asistoi një në fitoren e Melbourne Victoryt ndaj Western Sydneyt me rezultatin 3:0.

Në 15 ndeshje, ai ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë dy asistime.