Mesfushori Blerim Xhemaili është i lumtur për golin dhe fitoren e ekipit të Bolognas.
Xhemaili shënoi një gol në fitoren e Bolognas të dielën përballë Beneventos me rezultatin 3:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër mesfushorin 31-vjeçar ishte ndeshja e parë pas kthimit nga Montreal Impact.
“Ishte një ndjenjë e mirë. Ky stadium më sjell fat. Por unë jam edhe më i lumtur që ekipi fitoi, sepse gjatë gjithë javës kemi punuar shumë”, ka thënë Xhemaili.
Mesfushori i Zvicrës pret të fitojë edhe kundër ish-skuadrës së tij, Napoli.
Me Napolin Bologna do të luajë në fundjavë në kuadër të javës së 22-të të Serie A.
“Shpresoj se pas xhiros 22-të ne do të jemi në pozitën e dhjetë”, është shprehur Xhemaili. Aktualisht, Bologna është e 12-ta.