Lojtari me prejardhje shqiptare kalon në Premier League

Lojtari me prejardhje shqiptare kalon në Premier League

23 janar 2018 09:10

Një futbollist me prejardhje edhe shqiptare do të luajë në Premier Leaguen e Anglisë në vazhdim të edicionit.

Bëhet fjalë për mesfushorin e U-21 të Suedisë, Erdal Rakip, që të hënën i është bashkuar skuadrës Crystal Palace si huazim nga Benfica deri në fund të edicionit, shkruan Koha Ditore.

21-vjeçari te Benfica ka kaluar më herët këtë muaj. Rakip është prodhim i Akademisë së Malmos.

Për këtë skuadër ka luajtur 120 ndeshje.

"Rakip ka shtetësi të Suedisë dhe Maqedonisë, ndërsa ka origjinë turke dhe shqiptare", ka shkruar sajti i Crystal Palacet, skuadër që mban vendin e 13-të në Premier League.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme