Dhjetë gjërat më pak të njohura për Alexis Sanchezin

Dhjetë gjërat më pak të njohura për Alexis Sanchezin

23 janar 2018 08:51

Alexis Sanchez ka pushtuar imagjinatën e tifozëve të Premier Leagues që nga transferimi tek Arsenali në verën e vitit 2014 dhe do të futet në një fushë të re të famës me kalimin te Manchester Unitedi.

Kiliani ka pasur një rrugëtim mbresëlënës nga fillimet modeste në Tocopilla, por është një prej sportistëve më të njohur në botë, shkruan Koha Ditore.

Mirëpo, ka shumë për të mësuar për sulmuesin nga Amerika e Jugut.

"Sportsmail" ka "zbuluar" dhjetë gjëra fascinuese për Sanchezhin që shumëkush mund të mos i ketë ditur.

1. Alexis Sanchez është lindur në Tocopilla në veri të Kilit, një qytet me 25 mijë banorë. Industritë kryesore atje janë peshkimi dhe minierat, por njihet edhe si "qyteti i energjisë" pasi prodhon elektricitet për rajonin. Vëllai i tij Humberto tha katër vjet më parë: "Nëse Alexis nuk do të ishte futbollist, atëherë do të ishte duke punuar në miniera si shumë burra aty".

2. Nofka e tij si i vogël ishte "Dilla", që është shkurtesë për fjalën spanjolle "ardilla", që nënkupton ketër. Sanchez mori këtë nofkë pasi i duheshin vetëm pak sekonda për t'u ngjitur nëpër drunj apo nëpër ndërtesa për të marrë topat që përfundonin atje gjatë ndeshjeve nëpër rrugë e livadhe. Tash një rrugë në Tocopilla, është e emërtuar me emrin e tij... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme