Liverpooli humb nga ekipi i fundit në tabelë

Liverpooli humb nga ekipi i fundit në tabelë

22 janar 2018 22:48

Liverpooli ka pësuar humbje nga ekipi i fundit në tabelën e Premier Ligës, Swansea, në kuadër të xhiros së 24-të.

Alfie Mawson realizoi golin e vetëm në fitoren 1 me 0 të Swanseas. Ai shënoi në minutën e 40-të.

Në tabelë, Liverpooli mbetet i katërti me 47 pikë, tri më pak se Chelsea që është i treti dhe gjashtë më pak se Manchester Unitedi që është i dyti. Manchester City mbetet lider me 65 pikë në tabelë. Swansea mbetet me vetëm 20 pikë në pozitën e fundit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme