Sport

City “blindon” De Bruynen

Kevin De Bruyne ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn.

Belgu do të mbetet lojtar i Cityt deri më 2023.

Ai po kalon në formë të shkëlqyeshme në sezonin e ri. Në 32 ndeshje ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në 13 raste.

De Bruyne është pjesë e “Qytetarëve” që prej vitit 2015 dhe deri tani ka pasur 122 paraqitje, me ç’rast ka shënuar 31 gola.