Sport

Zyrtare: Sanchez tek Unitedi, Mkhitaryan tek Arsenali

Është zyrtarizuar marrëveshja mes Manchester Unitedit dhe Arsenlit për shkëmbimin e Alexis Sanchezit dhe Henrikh Mkhitaryanit.

Kiliani tani është lojtar i Unitedit, ndërsa armeni ka kaluar në Londër.

Sanchezi ka marrë numrin 7 tek “Djajtë e Kuq”, ndërsa Arsenali nuk ka njoftuar akoma për numrin e ish-futbollistit të Dortmundit.

Alexis Sanchez është shprehur shumë i lumtur që ka kompletuar kalimin te Manchester Unitedi.

Ish-futbollisti i Arsenalit ka thënë se shansi për të luajtur për Unitedin nuk mund të refuzohej.

“Jam shumë i lumtur që po i bashkohem klubit më të madh në botë. Kam kaluar tre vjet e gjysmë të shkëlqyeshëm tek Arsenali dhe sjell me vete kujtime pozitive të atij klubi të madh dhe fansave. Shansi për të luajtur në këtë stadium historik dhe të punoj me Jose Mourinhon ishte diçka që nuk mund të refuzoja. Jam shumë krenar që jam kiliani i parë që po luaj për Unitedin dhe shpresoj t’ju dëshmoj gjithë fansave pse klubi deshi transferimin tim”, ka thënë Sanchezi.

Ndërsa për kalimin në Londër, Mkhitaryan ka thënë se ishte ëndërr e bërë realitet.

“Jam shumë i lumtur që kompletuam këtë marrëveshje dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Është ëndërr e bërë realitet sepse gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Arsenalin. Tani që jam këtu do të jap më të mirën për klubin që të shkruajmë historinë”, ka thënë Mkhitaryan.