Sport

Roma kontakton Deulofeun

Roma raportohet se ka kontaktuar Gerard Deulofeun e Barcelonës lidhur me mundësinë e transferimit të tij.

Spanjolli dëshiron të largohet nga klubi katalonas këtë muaj, pasi dëshiron të luajë më shumë që të sigurojë vend në kombëtare dhe të paraqitet në Kupën e Botës.

Deulofeu është lidhur me Napolin dhe Interin, por “SportItalia” raporton se në garë tani është edhe Roma.

Roma që pritet të shesë Emerson Palmierin dhe Edin Xhekon drejt Chelseas.