Sport

Bayern Munich synon t’ia vjedh Juvës Emre Can

Descriptive Text

Bayern Munich i është shtuar garës për të ‘rebeluarin’ e Liverpoolit, Emre Can.

Sipas mediave të huaja, ‘Bavarezët’ janë duke u përpjekur që ta nënshkruajnë me reprezentuesin gjerman, i cili prej kohësh është i lidhur me kalimin tek Juventusi, shkruan KosovaPress.

Gjiganti gjerman do ta ketë vështirë të transferojë Can, i cili vazhdon të mbetet prioritet i Juvës, madje, thuhet se ‘Zonja e Vjetër’ dhe gjermani kanë një marrëveshje të fshehte.

Por, krahas Bayern Munich, raportohet se edhe Manchester City është duke e monitoruar mesfushorin e Liverpoolit, i cili duket se në fund të këtij sezoni do të largohet nga ‘Anfield’.