Sport

Messi bllokon transferimin e Griezmannit, e dëshiron Dybalan

Lionel Messi po e bllokon transferimin e Antoine Griezmannit te Barcelona duke sugjeruar Paulo Dybalan, sipas “Don Balon”.

Messi raportohet se ka thënë që Griezmann nuk i ofron katalonasve kualitetin e nevojshëm në garën për të fituar Ligën e Kampionëve.

30-vjeçari e sheh bashkëkombësin e tij argjentinas të Juventusit, që po ashtu thuhet se është duke ëndërruar largimin nga Italia.