Sanchez me fanellë të Unitedit, merr numrin 7

Sanchez me fanellë të Unitedit, merr numrin 7

21 janar 2018 22:49

Një fotografi e yllit kilian Alexis Sanchez me fanellë të klubit të ri, Manchester United, ka pushtuar rrjetet sociale.

Teksa shihet duke bërë ‘selfie’ me fanellën e klubit të ri, vërehet se ai do të marrë numrin 7 te klubi nga Manchesteri.

Zyrtarizimi i një marrëveshjeje mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit pritet të bëhet shumë shpejt. Kalimi i Sanchezit te “Djajtë e Kuq” është pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit kokë më kokë me Henrikh Mkhitaryan, që së shpejti pritet t’i bashkohet londinezëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme