Sport

Reali i gatshëm të thyejë rekordin për Kanen

Harry Kane mund të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në botë, kjo pasi ka tërhequr vëmendjen e gjigantit spanjoll, Real Madrid.

Goal raporton se “Mbretërit” janë të gatshëm të thyejnë rekordin botëror për të siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar anglez, transmeton Koha.net.

Sipas këtyre raporteve thuhet se Reali është i gatshëm të ofrojë 226 milionë euro, 4 milionë euro më shumë se që pagoi PSG-ja për transferimin e Neymarit.

Kane ka qenë në një formë të shkëlqyer këtë sezon me Tottenhamin, duke shënuar 20 gola në Premier Ligë, që e bën golashënuesin më të mirë në ligë me dy gola më shumë se ndjekësi i parë Mohamed Salah.