Sport

Nasri drejt rikthimit në Premier Ligë

Descriptive Text

Raportohet se mesfushori francez, Samir Nasri mund të rikthehet në këtë afat kalimtar në Premier Ligë.

Daily Mail raporton se Nasri i është ofruar klubit londinez, West Ham United, përderisa David Moyes kërkon ta përforcojë repartin e Mesfushës.

Nasri ishte larguar nga Manchester City në verë për t’u bashkuar me klubin turk, Antalyaspor, me të cilin ka dështuar të përshtatet dhe është i hapur për një rikthim në Premier Ligë.