Guardiola kërkon edhe katër transferime Foto: Reuters

Guardiola kërkon edhe katër transferime

21 janar 2018 10:35

Pep Guardiola iu ka bërë të ditur krerëve të Manchester Cityt se i duhen edhe katër përforcime, përkundër që është bindshëm në krye të tabelës në Premier Ligë dhe ende në garë për katër trofe.

Pasi dështoi të transferojë Alexis Sanchezin e Virgil van Dijkun këtë sezon, Guardiola dëshiron transferime në të gjitha repartet.

Një qendër mbrojtës është prioritet këtë muaj, përderisa po tenton ta transferojë edhe mesfushorin brazilian, Fred, raporton Manchester Evening News.

Në verë Guardiola dëshiron ta transferojë një sulmues që është i aftë të luajë në të gjitha pozicionet e sulmit, transmeton Koha.net.

Antoine Griezmann është një nga opsionet që atij i përshtatet në sistemin e lojës, por francezi kërkohet edhe nga Barcelona e Manchester Unitedi.

Jonny Evans dhe Inigo Martinez janë opsionet për qendër të mbrojtjes për këtë afat kalimtar dhe në verë, pasi ai kërkon pasardhësit e Vincent Kompanys e Eliaquim Mangalas.

Një mesfushor komandues është prioritet, përkundër që Fernandinho ka vazhduar kontratën edhe për dy sezonet e ardhshme. Fred është synimi kryesor, por opsione janë edhe Emre Can dhe Jean-Michel Seri.

Ndërsa po kërkon edhe një përforcim në krahun e majtë si zgjedhje e dytë pas Benjamin Mendyn. E një nga opsionet për këtë muaj ishte Faouzi Ghoulam i Napolit, por ai ka lënduar ligamentet.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme