Zidane: S’do të ketë transferime këtë afat kalimtar Foto: Reuters

Zidane: S’do të ketë transferime këtë afat kalimtar

20 janar 2018 23:16

Trajneri i Real Madrdidit, Zinedine Zidane ka thënë se nuk do të ketë përforcime në ekipin e tij këtë afat kalimtar.

“Los Blancos” nuk po kalojnë formë të mirë këtë sezon, dhe një gjë e tillë ka bërë që mediat spanjolle të raportojnë se Reali është vënë pas disa emrave të mëdhenj, siç janë Neymari i PSG-së e Eden Hazardi i Chelseat, transmeton Koha.net.

“Kurrë s’do të ketë probleme ndërmjet meje dhe klubit. I bëjmë gjërat së bashku. Ne nuk do të transferojmë asnjë lojtar këtë dimër”, është shprehur Zidane, raporton Marca.

Reali nesër e pret Deportivo la Corunan në kuadër të La Ligës.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme