Sport

Vokrri ua uron sportistëve e qytetarëve 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidentit të Federatës Futbollistike të Kosovës, Fadil Vokrri ua ka uruar të gjithë sportistëve dhe qytetarëve të Kosovës 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Të nderuar, drejtues të klubeve, futbollistë, trajnerë, gjyqtarë, adhurues të futbollit, media dhe qytetarë të Kosovës,

Kam nderin që në emër të KE dhe në emrin tim të ju urojë 9 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, me bindjen që tashmë shteti i Kosovës po ecën me hapa të sigurt drejt zhvillimit demokratik, ekonomik, kulturor e veçmas në sferën e sportit. Të arriturat në sport ndërmjet përvjetorëve forcon këtë bindje.

Në këtë ditë të shenjtë nuk mund të mos i kujtojmë të gjithë ata që u sakrifikuan deri në flijim sikur edhe gjithë ata sportistë që u flijuan që ne sot të gëzojmë lirinë. Ne duhet të punojmë edhe më shumë në mënyrë që çdo përvjetor të na gjejë, më të fortë e të përparuar në çdo sferë të jetës tonë.