Prishtina shkel Pejën, fitojnë edhe Bashkimi e Ylli Foto: Ilustrim

Prishtina shkel Pejën, fitojnë edhe Bashkimi e Ylli

20 janar 2018 21:01

Prishtina ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te KB Peja, përderisa fitore kanë shënuar edhe KB Bashkimi e Ylli.

Në Karagaçi klubi nga kryeqyteti fitoi me rezultat 85-111, ndeshje në të cilën shkëlqyen Granit e Fisnik Rugova, kurse te vendasit më i miri ishte Beqë Kovaçi, transmeton Koha.net.

Në takimin tjetër Bashkimi në “Sezai Surroi” e mposhti Borean me rezultat 97-70, që është fitorja e parë nën drejtimin e trajnerit Stratos Koukoulekidis.

Ndërsa Ylli arriti ta mposhtë Rahovecin me rezultat prej 99-86, në xhiron e 16 në ligë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme