Arsenali me hap konkret, ofron 50 milionë euro për Aubameyang

Arsenali me hap konkret, ofron 50 milionë euro për Aubameyang

20 janar 2018 20:46

Arsenali e ka seriozisht blerjen e Pierre-Emerick Aubameyang të Borussias së Dortmundit.

Pasi shiti Alexis Sanchez te Manchester Unitedi, duke afruar nga “Djajtë e Kuq” Mkhitaryan (mbetet thjesht zyrtarizimi), Wenger merr hap konkret për të siguruar shërbimet e sulmuesit nga Gaboni.

Sipas “Kicker”, drejtuesit e Arsenalit kanë ofruar 50 milionë euro për futbollistin, ndërsa verdhezinjtë kërkojnë 60 milionë, transmeton SS.

Palët nuk janë shumë larg në qëndrime, ndaj në ditët në vijim pritet të arrihet marrëveshja, që do ta transferojë 28-vjeçarin në “Emirates”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme