Aguero hat-trick ndaj Newcastle Unitedit

Aguero hat-trick ndaj Newcastle Unitedit

20 janar 2018 20:22

Pas humbjes nga Liverpooli në xhiron e kaluar në ligë, Manchester City është rikthyer fuqishëm te fitorja.

Skuadra e Pep Guardiolas shënoi fitore prej 3 me 1 sot ndaj Newcastle Unitedit të udhëhequr nga sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero, raporton Koha.net.

Aguero ishte i pandalshëm në këtë përballje duke realizuar hat-trick. Ai shënoi në minutat 34, 63, e 83.

Kurse për mysafirët golin e vetëm e shënoi Murphy në minutën e 67.

Në krye të tabelës tashmë City ka 65 pikë, përderisa Newcastle në vendin e 15 ka 23 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme