Sport

Kuka: E argjendta e Akilit shkëlqen si ari, suksesi më i madh i Kosovës

Driton Kuka është ndarë shumë i kënaqur me performancën e xhudistëve të tij në Grand Prix që u mbajt në Tunizi.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se ky është suksesi më i madh i Kosovës në deri më tash në një Grand Prix, transmeton Koha.net.

Ai i është gëzuar veçanërisht suksesit të Akil Gjakovës, që shënon suksesin e parë te meshkujt, pas 27 vitesh mori të argjendtën në Kupën e Botës në Tunizi. Në finale Gjakova u mposht nga xhudisti nga Kazakistani, Zhansay Smagulov.

Këto komente ai i bëri pas suksesit që shënuan Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova, të cilët morën një të artë, e këta të fundit të argjendta.

“Suksesi më i madh i shtetit tonë në Grand Prix deri më tash. Një e artë e dy të argjendta.
Medalja e parë në konkurrencën e meshkujve e argjendta e Akilit sot shkëlqen si ari. Nora, Disi e Akili edhe pa prezencën e Kampiones Olimpike performuan bukur dhe nisën me sukses këtë vit”, ka shkruar Kuka.

Ai më tutje ka shtuar, “po e ripostoj foton e Akilit si një fitore briliante gjatë ditës së sotme. Personalisht medalja e Akilit për mua si trajner i tyre paraqet impuls të ri në ekipin tonë dhe medaljet elitare tani më po vijnë edhe për meshkuj”.