Sport

Hardaway shkëlqen në fitoren e Knicks ndaj Utah

Descriptive Text

Tim Hardaway Jr. shënoi 31 pikë dhe New York Knicks arriti ta mposhtë skuadrën Utah Jazz me shifrat 117:115.

Hardaway pati lojë të shkëlqyer sidomos në fundin e ndeshjes duke shënuar edhe trepikësh për t’i dhënë Knicksit avantazh 109:100, 3:21 sekonda pa përfunduar i gjithë takimi, transmeton Sporti në KTV.

Ndihmë të madhe në rikthimin e rezultatit prej 10 pikësh disavantazh dha edhe basketbollisti tjetër i mysafirëve, Corutney Lee që shënoi 18 pikë në total, 13 prej të cilave në çerekut të tretë. Rudy Gorbert te “Xhezerët” ishte më i dalluari mbi parket me 23 pikë e 14 kërcime, por të pamjaftueshme për ta shmangur humbjen.