Sport

Toronto fiton ndeshjen e vështirë ndaj San Antonios

Kyle Lowry shënoi 24 pikë dhe asistoi në tri raste në fitoren e ngushtë të Toronto Raptors përballë San Antonio Spurs, 86:83.

DeMar De Rozan poashtu dha ndihmë të madhe në këtë fitore me 21 pikë, gjashtë asistime e shtatë kërcime me Toronton që shkon në shifrën e 31 fitoreve e 13-të humbjeve, ndërsa si vendës është mposhtur vetëm tri herë këtë sezon, transmeton Sporti në KTV.

Lider i skuadrës mysafire ishte LaMarcus Aldridge që arriti double-double me 17 pikë e 14 kërcime.