Sport

Bashkimi kërkon lavdinë e humbur

Rikthimi i basketbollistes Ulpiana Emra te Bashkimi ka dhënë sinjale pozitive, pasi kryesia e klubit është mobilizuar për të ndërtuar një ekip që do të synoj rofe këtë edicion.

Emra është kthyer në klubin ku edhe e nisi karrierën pas dy edicioneve të kaluara te Prishtina dhe Penza, ku fitoi trofe. Bashkimi për pjesën e dytë që rifillon në fillim të muajit të ardhshëm po kërkon të paktën dy basketbolliste të huaja. Këtë e ka bërë të ditur Rrahman Përteshi, që është menaxher i ekipit të meshkujve, por ka marrë përsipër ekipin e femrave, transmeton Koha Ditore.

Përteshi insiston se ka ardhur koha që Bashkimi të kthejë lavdinë e dikurshme. Prej edicionit 2010/11, ekipi prizrenas nuk ka fituar më asnjë trofe në basketbollin femëror. Në të vërtetë, Bashkimi do të kërkoj titullin e kampionit për shkak se është eliminuar nga garat e kupës.

"Jemi mobilizuar dhe po punojmë për të ndërtuar një ekip që do të luftoj për titull këtë edicion. Mendoj se ka ardhur koha që Bashkimi të kthejë lavdinë që e ka patur në basketbollin e femrave", ka thënë Përteshi që së shpejti pritet të marrë detyrën e kryetarit të klubit të femrave.

"Besoj se do të krijojmë një ekip të mirë për të kthyer titullin, pasi po kërkojmë edhe për dy basketbolliste të huaja për të na ndihmuar në këtë synim".

Pjesën e parë të këtij edicioni, Bashkimi e ka mbyllur në pozitën e pestë në tabelë, me 14 pikë të mbledhura pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara ku ka gjashtë fitore dhe tru humbje. Kampion dimri është shpallur PRO Bet Prishtina me 17 pikë, duke lënë pas vetes Penzën (17), Kastriotin (15) dhe Trepçën (15).